LSDM kërkon masa urgjente për zvogëlimin e ndotjes

LSDM-ja sot kërkoi që autoritetet e qytetit dhe ato qendrore të zbatojnë masa urgjente me të cilat do të zvogëlohet ndotja e ajrit.

Nënkryetari i partisë, Damjan Mançeski deklaroi se duhet menjëherë të vendoset transport falas publik për të gjithë qytetarët, përkohësisht të ndalen të gjitha aktivitetet ndërtimore në territorin e qytetit, të vendoset masa e përkohshme me të cilën në një automobil do të voziten të paktën tre udhëtarë dhe pushimi i dimrit për nxënësit të fillojë më herët se që është paraparë. Nga LSDM-ja kërkojnë edhe të sigurohet ngrohje për qytetarët e kategorisë së rrezikuar.

“Këto janë masa të cilat Qyteti i Shkupit dhe Qeveria duhet t’i sigurojnë në afat sa më të shkurtë. Por krahas masave të afatshkurta, nevojiten edhe masa afatgjata që të zvogëlohet ndotja e ajrit”, tha Mançeski.

Ai potencoi se si parti parashikojnë vendosjen e gazifikimit të tërësishëm të Shkupit dhe të qyteteve tjera, subvencione për filtra për ndotësit më të mëdhenj, subvencionimin e aparateve fotovoltazh për shtëpitë dhe subvnecione prej 20 për qind për harxhimet për material izolues energjetik në objektet ekzistuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button