Osmani: Moslejimi i hetimit ndërkombëtar për Astrit Deharin, i pafalshëm

Vjosa Osmani nga LDK’ja në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend për Astrit Deharin, ka thënë se mohimi i përfshirjes së hetimit ndërkombëtar për vdekjen e Astrit Deharit, është i pafalshëm

Ajo ka thënë se faji është i të gjithëve, duke shtuar se përtej akuzave për politizim të rastit, “ne jemi përfaqësues të popullit e jo diplomatë”.

“Në qoftë se kanë mbetur qindra vrasje e vdekje të dyshimta të pandriçuara deri më tani, duhet të kërkojmë të punojmë se bashku që rasti i Astritit të behet simbol në vend”, ka thënë Osmani.

Ajo gjithashtu ka thënë se është e papranueshme të thuhet se shteti ka bërë gjithçka për këtë rast, “është e papranueshme se duhet t’u besojmë institucioneve”.

“Ne kemi kërkuar themelimin e një gjykate speciale, e kjo për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë, andaj mohimi i përfshirjes së ndërkombëtarëve për hetim, është e pafalshme”, thotë Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button