Libër zie për ambasadorin Karlov në Ambasadën e Rusisë në Shkup

Me rastin e vdekjes tragjike të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe autorizuar të Federatës Ruse në Republikën e Turqisë, Andrej Karlov, i cili u vra në një sulm terrorist në Ankara, më 22 dhe 23 dhjetor në hapësirat e Ambasadës ruse në Shkup do të hapet Libër zie.

Siç njoftuan nga Ambasada, Libri i zisë do të hapet në periudhën prej orës 10 deri në orën 13 dhe prej orës 15 deri në orën 17.

Ambasadori Andrej Karlov u vra mbrëmë në një sulm terrorist në Ankara, Autoritetet turke e identifikuan varësin e ambasadorit rus, i cili është vrarë menjëherë pas sulmit, si Mevlut Mert Altantash, policë 22 vjeçar nga forcat për parandalimin e trazirave masive.

Vrasja është kryer në moment të afrimit mes Rusisë dhe Turqisë dhe evakuimin e kryengritësve sirianë në qyteti verior të Alepo. Moska dhe Ankara vlerësuan se qëllimi i sulmit është të minohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, si dhe në nivel të madh të mos lejohet luftë efektive kundër terrorizimit në Siri.

Një ekip hetuesish i përbërë prej përfaqësuesve të shërbimeve speciale ruse, Komitetit hetues dhe Ministria e Punëve të Jashtme u nisën për në Turqi që të kyçen në hetimin për vrasjen e ambasadorit rus Karlov. Siç njoftoi sot zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov, në ekip ka gjithsej 18 njerëz, ndërsa do të jenë pjesë nga hetimi për vrasjen e Karlovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button