Qeveri anti-BE dhe anti-Amerikane vetëm mbi trupat e shqiptarëve

Në Republikën e Maqedonisë mbaruan zgjedhjet e shumë e pritura nga të gjithë ne dhe jo vetem.Dolën edhe rezultatet e para zyrtare.Dhe,rezultatet e para janë rezultate që nuk prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme qeverisëse gjithmon nëse kemi parasysh formulën tradicionale të formimit të qeverisë.

Mjegulla e krijuar nga rezultati zgjedhor që për shumicën e partive tradicionale ishin rezultate befasuese solli një c’orientim total të tyre. Po shihet që janë humbur në mjegullën të cilën vetë e kanë krijuar dhe tani vështir që mund të dalin nga labirinthet e pafundme.
Secila nga partit politike po e bënë interpretimin e rezultateve nga këndi që po u konvenon,cdo herë duke u nisur nga ana subjektive e tyre duke përjashtuar cdo element analize tjetër përpos duke u thirrur në numrin e deputetëve që i kanë.

Nëse nisemi nga numri i votuesve që votuan në këto zgjedhje atëher kemi një dallim të madhë në mes të votuesve të cilet votuan për partit politike me orientim pro BE dhe pro NATO dhe atyre të cilët votuan për parti politike me orientim anti-BE dhe anti-NATO.
Numri i votesve me orientim pro BE dhe pro NATO është jashtë zakonisht shumë më i madhë në krahasim me numrin e votuesve me orientim anti-BE dhe anti-NATO rrespektivisht dallimi është mbi 250 mijë vota na favor të të parës.

Tani rradhën për të reflektuar per zgjidhjen e krizës politike në vend e kanë partit politike shqiptare sepse ata bukur mirë e din që shqiptarët me asnjë cmim nuk do të pranojnë që votat e tyre të kontribuojnë pë rformimin e ndonjë Qeverie me orientim anti-BE dhe anti-NATO.Nëse partit politike shqiptare do të bëjnë një gabim të tillë strategjik atëher po të njëjtat do të ndeshen me vetë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm shqiptarë.

Ndalimi i formimit të një Qeverie me premisa anti-BE dhe anti-NATO është e një rëndësie jetike për shqiptarët,qytetarët e vendit dhe të gjithë rajonin,sepse stopimi i formimit të një Qeverie të tillë nënkupton ndalim të planeve destabilizuese të ngjajshme me ato të Malit të Zi apo Ukraines apo edhe me gjerë.

Prandaj është koha e fundit që politikanët shqiptarë të sillen si politikbërës në vend dhe në asnjë mënyr të mos sillen si sehirxhi duke pretenduar të jenë vetëm participues në cilëndo Qeveri.Jo.Në asnjë mënyr nuk duhet lejuar një gjë e tillë të përsëritet.

Pavarësisht faktit që partia më e madhe maqedonase insiston që për cdo gjë të keqe fajtor ti paraqes shqiptarët biles edhe duke protestuar para KSHZ-së mallkonin shqiptarët,partitë politike shqiptare tani e kanë rradhën që të flasin me gjuhën e politikbërjes duke i treguar të gjitha partive me mentalitet të tillë se shqiptarët nuk janë element i huaj i shtetit,ata janë pjes e pandarë e kë tij shteti prandaj mbaroi koha e lypsarëve,tani është koha e të vepruarit për bashkë ndërtimin e këtij shteti në binar të rrugës të familjes së madhe europaiane dhe nën ombrellën e NATO-së .Cdo alternativ tjetër do duhej të kalojë mbi trupat e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button