Arrestohet reperi Noizy

Rigers Rajku ose ndryshe Noizy, është arrestuar nga policia e qytetit të Durrësit.Sipas burimeve të policisë, reperi 30 vjeçar, ka qenë ditën e djeshme duke ecur me makinë pa leje drejtimi.

Gjatë një kontrolli uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit, ku rezultoi se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara shkruan InTv.al

Efektivët e policisë i kanë dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Menjëherë policët janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në polici.

Noizy do ndiqet i lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button