Martial: Është e mërzitshme të jesh në pankinë

Sulmuesi francez Anthony Martial (21) pas sezonit të parë të shkëlqyer në Manchester United, sivjet me trajnerin e ri Jose Mourinho nuk ka shumë raste për të luajtur. Kjo e bën të palumtur, gjë që e pranoi për mediat franceze, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e mërzitshme të qëndrosh në pankinë, por është edhe një test të cilin doemos duhet ta jap dhe në këtë mënyrë të avancoj. Është vështirë, sepse gjithçka që dua është të kem mundësi të ndihmojë ekipin, ndërsa kur jeni në pankinë kjo është e pamundur. Por kjo është zgjedhja e trajnerit dhe duhet pranonuar. Njerëzit presin shumë nga unë, por ndonjëherë harrojnë se jam ende i ri. Secili mund të mendojë çfarë të dëshirojë, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë”, tha Martial në prag të ndeshjes së United me West Bromwich Albion.

Martial sezonin e kaluar luajti 49 ndeshje për Manchester United dhe shënoi 17 gola. Këtë sezon në fushë ka qenë vetëm në 16 ndeshje, dhe kryesisht ka qenë rezervë, dhe ka shënuar 4 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button