Për krizën në Siri duhet zgjidhje politike

Ish-përfaqësuesi i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, El-Ahdar el-Ibrahimi, ka deklaruar se kriza në Siri nuk mund të zgjidhet me metoda ushtarake dhe se duhet gjetur zgjidhje politike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ibrahimi duke folur për gjendjen në Siri për AA tha se “Kriza nuk mund të zgjidhjet ushtarakisht. Duhet gjetur një zgjidhe politike e cila do ta bind popullin sirian dhe do të ndërtojë një Siri të re. Kjo zgjidhje pa dyshim kërkon një ndryshim”.

Ai duke theksuar se ndryshimi nuk mund të shmanget dhe kundërshtimi dhe injorimi i nevojës në këtë drejtim nuk do të jetë i pamundshëm, tha se sirianët duhet së bashku të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën.

Ibrahimi iu bërë thirrje palëve të ndryshme në Siri, duke përfshirë edhe Asadin që të bashkëpunojnë për të realizuar ndryshimin e dëshiruar nga populli, theksoi se intervenimet të bëra nga shtetet e huaja në vend me arsye që të ndihmohen sirianët, nuk janë në interes të popullit sirian dhe se shkaktojnë zgjatjen e krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button