Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 13 deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në tetë gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tetë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në pesë gradë.

Gjatë fundjavës dhe të hënën në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla dhe me rritje të temperaturës së ditës. Nga e hëna pasdite vranësirat do të rriten duke filluar nga pjesët perëndimore dhe deri në fund të javës priten reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button