Marrëveshjet e partive për koalicione duhet të jenë publike

Partitë politike duhet ta bëjnë publike marrëveshjen për koalicion të mundshëm qeveritar. Kështu porosisin njohësit e rrethanave politike në vend. Kjo për arsye të rritjes së transparencës dhe përgjegjësisë së Qeverisë së ardhshme, shkruan Portalb.mk.

Selim Ibraimi
Selim Ibraimi

Selim Ibraimi, njohës i rrethanave politike në vend, në deklaratën e tij për Portalb vlerëson se është koha e fundit që marrëveshjet partiake të bëhen publike dhe kjo do ta veçojë këtë qeveri nga të tjerat, se është qeveri transparente dhe do t’iu përmbahet afateve për të cilat do të dakordohen liderët e partive nënshkruese.

“Që dje mediat njoftuan se janë duke u zhvilluar bisedime apo telefonata në mes liderëve aktual dhe këtu fillon sekreti dhe zhvillimi i politikave makiaveliste të katërshes aktuale. Beteja për qeverinë ka nisur si duket nga partitë politike që nga rezultatet u dëshmua se nuk kanë forcë të bëjnë ndryshime. BE dhe SHBA kanë kërkuar që urgjentisht Maqedonia dhe partitë pjesëmarrëse të qeverisë ti fillojnë reformat dhe më këtë nënkupton edhe marrëveshjet dhe afatet. Ajo që duhet parë është nëse partitë opozitare si nga pala maqedonase dhe shqiptare do të bëhen pjesë e qeverisë 2017 dhe çfarë të re do të sjellin në marrëveshjet e nënshkruara që eventualisht mundë të lindin nga bisedimet për formimin e qeverisë së re”, theksoi Ibraimi.

Votuesit i dënuan politikat e deritanishme të marrëveshjeve të pazbatuara dhe hyrje në qeveri pa platformë të partive shqiptare.

Iljasa Salihu
Iljasa Salihu

Edhe nga këndvështrimi i publicistit Iljasa Salihu, për t’u spikatur përgjegjësia e atyre që marrin mandat është e patjetërsueshme që marrëveshjet gjatë koalicionimit duhet të jenë publike.

“S’do mend se marrëveshjet pa afat janë sikurse ligjet pa sanksione. Patjetër t’u vihet marrëveshjeve afate të caktuara dhe të shoqëruara me plane të mëpastajme. Po ashtu, tërë procesi duhet të bëhet publik, në mënyrë që përgjegjësia ndaj qytetarëve të merr trajtë korrekte dhe konkrete”, është decid Salihu.

Edhe pse partitë në Maqedoni ende publikisht nuk kanë nisur bisedimet për koalicione, krerët e partive politike shqiptare janë thirrur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, por nga ky i fundit nuk është zbuluar se cili është qëllimi i mbledhjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button