Mourinho thotë se Unitedi nuk do të përforcohet në janar

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka konfirmuar se në afatin kalimtar të janarit ekipi i tij nuk do të jetë aktiv, transmeton Koha.net.

Por, ditë më parë ai kishte thënë se nuk do të ndalonte asnjë lojtar që dëshiron largimin nga Old Trafford, me Morgan Schneiderlin dhe Memphis Depay dy lojtarët që besohet se duan largimin.

“Më pëlqen ekipi im, kam besim në të. Momentalisht, nëse më pyetni nëse po pres ndonjë lojtar të ri në janar, ose nëse jemi duke kërkuar ndonjë lojtar, them se jo. Dua të mbaj skuadrën të njëjtë, por si menaxher asnjëherë nuk mendoj se kam të drejtë ndaloj njerëzit që të jenë të lumtur dhe që mundohen t’i japin një drejtim tjetër karrierës së tyre. Por, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur portugezi, raporton Goal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button