Dimovski protestuesve: Kthim mbrapa s’ka

Protestuesve para KSHZ-së mbrëmë iu foli edhe bartësi i listës për kandidatët për deputetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Ai i bëri thirrje KSHZ-së që të ketë kujdes çfarë vendimi do të sjellë, shkruan vecer.mk, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të lejojmë politika në dëm të Maqedonisë, nuk do të lejojmë që shtetin ta udhëheqin njerëz që janë të gatshëm për tradhtinë më të madhe të Maqedonisë. Anëtarët e KSHZ-së duhet të dinë se sonte e bartin përgjegjësinë më të madhe dhe nga ta varet se a do të jetë ky shtet normal dhe me prosperitet. Të mos mendojnë se ky popull ka fuqi që të tolerojë më shumë. Kemi fuqi ta respektojmë demokracinë dhe zërin e popullit. Kthim mbrapa s’ka” theksoi Dimoski para qytetarëve të mbledhur para KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button