Thirrje për linçim gjatë protestave të mbrëmshme para KSHZ-së

Mbrëmë gjatë kohës së protestave të mbështetësve të VMRO-DPMNE-së para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e cila po vendoste për ankesat e partive politike për zgjedhjet, në rrjetet sociale u paraqitën shkrime me emra, mbiemra dhe adresa të aktivistëve të “Revolucionit laraman” dhe me thirrje deri tek përkrahësit e VMRO-DPMNE-së që t’i “vizitojnë” personat e përmendur, shkruan META, transmeton Portalb.mk.

Në Tëiter përhapej listë me adresat e kandidatëve për deputetë të LSDM-së nga sektori qytetar, Pavle Bogoevski due Ivana Tufegxhiq dhe aktivistit të “Revolucionit Laraman”, Demjan Haxhi-Angelkovski.

Një pjesë e shfrytëzuesve të rrjeteve sociale bënin thirrje për linçim ose vizitë të këtyre personave dhe për lyrje me ngjyrë të shtëpive të tyre.

Përveç se me publikimin e të dhënave personale shkelet e drejta e privatësisë, thirrjet për linçim janë gjuhë e fuqishme e urrejtjes, që dënohet me ligj.

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit.

Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqi në mjedis të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014) neni 319 tani thotë:

Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në ndonjë tjetër të diskriminimit

(1)  Ai i cili me dhunë, maltretim, rrezikim të sigurisë, ekspozimit për tallje të simboleve nacionale, etnike, fetare dhe të tjera, me djegie, shkatërrim ose me ndonjë mënyrë tjetër të dëmtimit të flamurit të Republikës së Maqedonisë ose flamujve të shteteve të tjera, me dëmtim të gjërave të huaja, me përdhosjen e përmendoreve, varreve ose në ndonjë mënyrë tjetër diskriminuese, të drejtpërdrejtë ose indirekte, do të shkaktojë ose do të nxisë urrejtje, përçarje ose mosdurim në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, përkatësisë në ndonjë grup të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, religjionit ose besimit fetar, llojeve të tjera të besimit, arsimit, përkatësisë politike, statusit personal ose shoqëror, pengesës menatale ose trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes materiale, gjendjes shëndetësore, ose në çfarëdo baze tjetër që është paraparë me ligj ose me ndonjë marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet.

(2) Ai që veprën nga paragrafi (1) i këtij neni e bën duke e keqpërdorur pozitën ose autorizimin ose nëse për shkak të atyre veprave janë shkaktuar trazira dhe dhunë ndaj njerëzve ose është shkaktuar dëm material me përmasa të mëdha, do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet.

Me këtë nen është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet, për secilin që do shkaktojë ose që do nxisë urrejtje, përçarje ose mosdurim, sipas ndonjë baze për diskriminim.

Pas ndryshimeve të Kodit Penal, neni 394-d thotë:

Përhapja e materialit me përmbajtje raciste dhe ksenoffobike nëpërmjet sistemeve kompjuteri

(1) Ai i cili nëpërmjet kompjuterik në publik përhap material të shkruar me përmbajtje racore dhe ksenofobike, fotografi ose ndonjë reprezentim tjetër të ndonjë ideje ose teorie që ndihmon, promovon ose nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë person ose grup, në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, përkatësisë në ndonjë grup të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, religjionit ose besimit fetar, llojeve të tjera të besimit, arsimit, përkatësisë politike, statusit personal ose shoqëror, pengesës menatale ose trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes materiale, gjendjes shëndetësore, ose në çfarëdo baze tjetër që është paraparë me ligj ose me ndonjë marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet.

(2) Me dënimin e paraparë në paragrafin (1) të këtij neni do të dënohet edhe ai që veprën do ta kryejë nëpërmjet mjeteve të tjera të informimit publik.

(3) Ai që veprën nga paragrafet (1) dhe (2) të këtij neni e bën duke e keqpërdorur pozitën ose autorizimin ose nëse për shkak të atyre veprave janë shkaktuar trazira dhe dhunë ndaj njerëzve ose është shkaktuar dëm material me përmasa të mëdha, do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet.

Këto ndryshime ligjore u miratuan me procedurë urgjente, pa një proces paraprak të konsultimeve me të gjithë faktorët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button