Për 4.2 për qind rritet qarkullimi në industri

Qarkullimi në industri në tetor të këtij viti, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, është rritur për 4.2 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Në tregun vendas, në tetor të këtij viti me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, është evidentuar rritje prej 0,7 për qind të qarkullimit në industri, i cili, ndërkaq, në tregjet e huaja shënon rritje prej 5 për qind. Shikuar sipas sektorëve, qarkullimi në industri në sektorin “minierë dhe nxjerrjen e gurit” në tetor të vitit 2016, në krahasim me tetorin e vitit 2015, është zvogëluar për 3.8 për qind, ndërsa në sektorin “industri përpunuese” është rritur për 4.4 për qind. Sipas grupeve industriale kryesore, qarkullimi në tetor të këtij viti, shënon rritje te “prodhimet kapitale për 19.2 për qind dhe për 2.5 për qind te “prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë”.

Rënia është regjistruar te “prodhimet intermediare, përveç energjisë” për 3.2 për qind dhe “prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë” për 7.2 për qind. Qarkullimi në industri në tetor në krahasim me shtatorin janar-tetor të këtij viti në krahasim me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar, është rritur për 10 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button