Hajdutët thyejnë shtëpinë e yllit të Realit, ja sa para i kanë vjedhur (FOTO)

Raphael Varane ka qenë cak i një vjedhje në shtëpinë e tij në Madrid.

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane është plaçkitur derisa po luante kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se hajdutët i kanë vjedhur atij disa stoli dhe të holla me vlerë prej 70 mijë eurosh, përcjell “Lajmi.net”.

Varane thuhet se ka mbetur pa 12 orë të ndryshme, 3800 euro në para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë prej rreth 10500 euro.

untitled

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button