Në Vlorë janë konfiskuar 215 kilogramë, në Itali 400 kilogramë marihuanë

Policia shqiptare në qytetin bregdetar të Vlorës janë konfiskuar 215 kilogramë marihuanë, e paketuar në 53 paketime.

Policia vërejti një automjet të dyshimtë, tentoi ta ndalojë por ai e rriti shpejtësinë, pas çka vozitësi e braktisi automjetin dhe arriti t’i ikë policisë.

Ekziston dyshimi se droga është dashur të përfundojë në narko tregun italian.

Paraprakisht patrulla detare italiane Guarda di financa në ujërat e Detit Adriatik ka hasur një barkë të ngarkuar me 400 kilogramë marihuanë.

Janë arrestuar tre persona, një shqiptar nga Vlora dhe dy italianë nga Brindizi.

Për më pak se një muaj policia shqiptare, italiane dhe greke  konfiskuan disa tonë marihuanë e prodhuar në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button