BDI, Artin Spahiu

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Artin Spahiu, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 4.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Tani për tani, në bazë të organizimit të jetës politike në Maqedoni, ne jemi të ndarë në baza etnike dhe me përcaktime programore tematike. Pra, ne si shqiptarë dhe si anëtarë të BDI-së jemi orientuar në zgjidhjen e problemeve tematike drejt një barazie të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonëve, por edhe komunitetet tjera që jetojnë në shtetin multinacional të Maqedonisë. Në bazë të konceptimit personal, unë ideologjikisht do të kisha preferuar forcat e qendrës së majtë.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Më shumë do të isha për taksimin progresiv.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Realisht, ne si BDI, në programin tonë zgjedhor kemi paraparë politika tepër efektive për ngritjen, rruajtjen dhe avancimin e kuadrove profesional, dhe atë përmes beneficimit të mjekeve të posa-diplomuar.
A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Benificimit të specializantëve të të gjitha lëmive shëndetësore, rritjes permanente të pagave të mjekëve, shëndetësisë preventive.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Të rinjtë janë targeti kryesor i BDI-së. Deri tani BDI ka treguar se qëllim primar ka rininë. Këtë e ka treguar gjatë gjithë vitet e funksionimit dhe po e tregojmë edhe viteve të fundit, me politikat e fundit, hapjen e vendeve të reja të punës, me sjelljen e investitorëve te huaj dhe krijimin e kushteve të volitshme edhe për investime të brendshme. Qëllimi jonë është që të krijojmë sa më shumë kushte dhe hapësirë që rinia të mund ta gjejë veten. Pastaj përcaktimi i tyre është se a do të qëndrojnë në vend, ose a do të kthehen ata që janë larguar.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?

Paga minimale sipas mendimit tim dhe për këtë do të mundohemi si BDI, nuk duhet të jetë më pak se 15.000 denarë.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Unë jam i mendimit që mashkulli dhe femra duhet të kenë barazi të plotë mes njëri tjetrit në kuadër të ndryshimeve gjinore dhe jam plotësisht dakord që pagesa të jetë e barabartë dhe të bëhet në baza kualitetesh dhe jo gjinore.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Unë jam kundër legalitetit të abortit dhe jam pro rritjes së vendimmarrjes së grave aty ku janë të pakta dhe uljes aty ku kalojnë kufijtë e racionalitetit shoqëror.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?

Jam kundër shoqërisë maskiliste, por edhe asaj feministe. Jam për shoqëri ku do të vendos racionaliteti. Jam kundër martesave homoseksuale.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Ne si BDI në programin tonë zgjedhor një vend shumë të rëndësishëm i kemi përkushtuar ambientit jetësor. Ne atë do ta trajtojmë përmes përpilimit të planeve dhe programeve për mbrojtjen e ajrit, sistemit monitorues, sistemit për menaxhim me të dhënat dhe protokollit KIOTO-s, protokollit të Montrealit, përforcimit të kapaciteteve administrative shtetërore dhe lokale si dhe ruajtjes së cilësisë së ajrit nga ndotësit industrial.

Religjion
A jeni fetar?

Po jam fetar..

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Unë jam kundër stërmbushjes së administratës dhe jam për standardizimin e saj me standarde evropiane. Sipas mendimit tim shkurtimi i administratës do të ishte mirë që të bëhej përmes një ligji me afat që do të nxirrte në pension personat në një moshë të caktuar .p.sh.55 vjet. Kështu që kjo mënyrë, pra nëse do të dilnin në pension personat e punësuar në administratë të një moshe të caktuar pranë pensionit dhe nëse do e marrim parasysh se ato janë në shumicë të komunitetit maqedonas, atëherë kështu do të ndihmonim edhe në përfaqësimin e drejt dhe të barabartë në administratë.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Më mirë do të ishte që të kryheshin reformat e nevojshme për një gjyqësi të pavarur, por në këta kushte unë jam i mendimit që Prokuroria Speciale Publike të konditizohet me kushtetutë.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Mendimi im është që po. Ka disa objekte dhe figura që nuk i takojnë shoqërisë sonë, por përkundrazi ndihmojnë në ndarjen e shoqërisë.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Po. Unë edhe në funksionin momental që kam nuk kam bërë shpenzime të paarsyeshme.

A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Jo të mos kandidojë, por edhe të merr dënimin e merituar. Por këtë e përcaktojnë organet kompetente.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA, SHBA, SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button