Arabia Saudite: Dënim me vdekje për 15 persona për shkak të spiunimit për Iranin

Gjykata në Arabinë Saudite ka dënuar 15 persona me dënim me vdekje për shkak të spiunimit për Iranin, njoftoi televizioni Al-Arabia.

Ata janë pjesë e grupit prej 32 personave, të cilët janë arrestuar në vitin 2013 për shkak të një akuze për spiunim për Iranin.

Gjykimi i grupit, i cili është formuar nga 300 myslimanë shiitë dhe nga një iranian dhe afgan, ka filluar në shkurt.

Akoma nuk dihet verdikti nga gjykimi i 17 të tjerëve të dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button