Shpallen rezultatet për zgjedhjet presidenciale në Austri

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka njoftuar se fitues i zgjedhjeve presidenciale është Alexander Van Der Bellen i cili ka marrë 53,8 për qind të votave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për media të organizuar në Ministrinë e Brendshme, Sobotka ka shpallur rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 4 dhjetor. Sipas rezultateve, Alexander Van der Bellen nga Partia e Gjelbër ka marrë 53,8 për qind të votave. Ndërkohë, Norbert Hoger nga e djathta ekstreme Partia Austriake e Lirisë (FPÖ) ka arritur të sigurojë 46,2 për qind të votave.

Ministri Sobotka, sipas rezultateve zyrtare, ka theksuar se Van der Bellen ka marrë 2.472.892 vota, kurse Hofer 2.124.661. Sipas kësaj, epërsia e Van der Bellen ndaj Hofer ka qenë 348.231 vota. Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, Van der Bellen kishte epërsi ndaj Hofer me 31 mijë vota.

Po ashtu, është njoftuar shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje ka qenë 74,2 për qind.
Presidenti i ri Van der Bellen do ta fillojë mandatin e tij me betimin që do të realizohet më 26 janar 2017.

Ish-kryetari i Partisë së Gjelbër dhe profesori i ekonomisë Van der Bellen do të mbart detyrën në 6 vitet e ardhshme. Ai do të qëndrojë në Pallatin Hofburg dhe do të ketë pagë mujore prej afërsisht 24 mijë eurosh.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 22 maj të cilat më vonë u anuluan, Van der Bellen kishte marrë 50,3 për qind të votave, ndërsa Hofer 49,7.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button