Mexhiti: Qyteti i Shkupit do të respektojë dygjuhësinë

Mos respektimi i dygjuhësisë në Shkup ka ulur sot në tryezë kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe atë të Komunës së Çairit Izet Mexhiti. Ky i fundit tha pas takmit se Trajanovski së shpejti do të del publikisht të pranojë lëshimet që ka bërë administrata e qytetit për dygjuhësinë, transmeton Alsat.

 ‘Në afat prej disa ditëve, 4-5 ditëve duhet të del me qëndrim edhe kryetari i qytetit të Shkupit. Unë jam tejet optimist, tejet i bindur se argumentet janë në anën tonë dhe kryetari i qytetit do të vërteton se administrata ka bërë një lëshim, të evitohen këto lëshime dhe të shkohet drejt përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në nivel të qytetit të Shkupit në përgjithësi. Gjuha shqipe është e barabartë dhe ajo nuk është në përdorim siç u pretendua të thuhet vetëm në Çair, Saraj dhe Shuto Orizare por gjuha shqipe është zyrtare në nivel të qytetit të Shkupit siç edhe shihet në tabelat këtu pas meje’, u shpreh Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Çairit.

Ndërkohë këshilltarët e PDSH-së përmes një komunikate, të gjitha zhvillimet rreth anashkalimit të gjuhës shqipe në qytetin e Shkupit i kanë vlerësuar si lojë mes partnerëve të koalicionit VMRO-BDI. Në komunikatën e PDSH-së lëshuar për media thuhet se ‘BDI njëherë të vret e pastaj të vajton! Duke rikujtuar në këtë mënyrë ata se janë në bashkëqeverisje dhe janë bashkëveprues në lojën e pistë që po bënë VMRO-DPMNE shqiptarëve’

Lajme të ngjashme

Back to top button