4 orë ndjekje në det, kapen 2 italianë dhe 1 shqiptar me 400 kg drogë (Foto)

Policia e Shtetit shqiptar ka kryer një operacion së bashku me Guardia di Finanza-n italiane ditën e djeshme.

Kështu, dy forcat policore kanë ndjekur për më shumë se 4 orë një gomone me drogë që udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë.

Pas 4 orësh ndjekje, gomonia është ndaluar. Policia ka arrestuar 3 skafistët, 2 italianë dhe një shqiptar.

Ata janë: E.T, 22 vjeç, nga Vlora; G.T, 42 vjeç, nga Brindizi Itali; A.M, 41 vjeç, nga Brindizi Itali.

Gomonia ishte 10 m e gjatë, me 2 motor x 135 kf. Në vendin ku u kap gomonia deri tani janë gjetur në det 15 pako të mëdha me lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva.

15300709_10209132402484758_77530625_n 15301199_10209132402284753_796862244_n 15301217_10209132402164750_1720120309_n 15301290_10209132402244752_1126396026_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button