Partitë shqiptare harrojnë premtimet e kaluara, dalin me premtime të reja

Partitë kryesore politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 dhjetorit e kanë vazhduar me premtimet për avancimin dhe mbylljen e çështjeve të pazgjidhura shqiptare, shkruan REL.

Në mitingjet partiake, drejtuesit e BDI-së kanë thënë se në pushtetin e ardhshëm të gjitha vendimet do të merren me konsensus, si në Kuvendin e Maqedonisë ashtu edhe në institucionet tjera, qoftë politike apo ekonomike.

Vendimmarrja konsensuale është edhe një nga pesë pikat e platformës së kësaj partie. Për dallim nga ciklet e kaluara zgjedhore, vendimmarrja konsensuale është vendosur si parësore për këtë parti, edhe pse aktualisht në fuqi është votimi i dyfishtë në Kuvend dhe disa organe tjera, apo siç njihet ndryshe, si Parimi i Badenterit.

Ekspertët thonë se partitë shqiptare duhet të angazhohen për forcimin e këtij mekanizmi dhe jo të dalin me premtime tjera.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button