Princesha e pop-it Britney Spears bën 35 vjeç

Britney Spirs mbush sot 35 vjeç. Përkundër moshës ajo mbetet për të gjithë “Lolita e popi-it”, emër që e ka fituar në moshën 17 vjeçare duke arritur suksesin me “Baby One More Time”.

Në 18 vitet e ardhshme mes uljeve e ngritjeve ka ndodhur gjithçka. Ka mbizotëruar në klasifikimet në Amerikë, Europë, Azi, Australi, ndërsa më pas u përfshi në disa çështje personale të vështira. Por ia doli të dal jashtë në 2016, kur publikoi albumin e ri “Glory”.

E përkufizuar si trashëgimtarja e Madonës, në vitet ’90 ishte mes protagonisteve të pop-it, si Christina Aguilera, Jessica Simpson, Spice Girls, All Saints dhe Destiny’s Child.

Një tjetër nga sukseset e saj ka mbërritur në 2000 me “Oops I Did It Again” , që nuk është vetëm një nga titujt më të famshëm , por do të mbetet si një slogan autoironik kur binte poshtë, duke bërë një nga marrëzitë e saj.

Pas historisë së dashurisë me Justin Timberlake nga 1999 deri në 2002, në 2004 erdhi martesa e anulluar 55 orë më pas me Jason Allen Alexander, miku i saj i fëmijërisë. Më pas dy fëmijët me balerinin amerikan Kevin Federline, nga i cili u divorcua në 2006 .

Në vazhdim nisën problemet e saj me drogën, klinika e rehabilitimit (“Kam prekur vërtet fundin”, ka komentuar në atë periudhë), humbjen e kujdestarisë e fëmijëve , problemet psikologjike që kulminuan me shtrimin në repartin psikiatrik.

Të largëta janë kohët kur këngët e saj dëgjoheshsin në çdo cep të botës, në 2013 zgjodhi të firmosë një kontratë për të interpretuar dy vjet ekskluzivisht për Planet Hollywood Resort & Casino të Las Vegas, siç kishte bërë Celine Dion.

britney-spears-photo-5

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button