Në Bordin këshilldhënës të Trampit kreu i Uoll Stritit, Uolt Diznit, IBM-së…

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Tramp, i cili në pozitat kryesore të kabinetit të tij vendosi multimilionerë, dje e paralajmëroi edhe Bordin e ri këshilldhënës, në përbërje të të cilit do të jenë liderë nga Uol Strit dhe korporatat e njohura, duke përfshirë Uolt Dizni, Uollmart dhe IBM.

Ata do të jenë në përbërje të Forumit strategjik dhe politik të Trampit, me detyrë që t’i ndihmojnë presidentit të sapozgjedhur që ta zbatojë “planin e tij për rritje të punësimit dhe premtimit se Amerikën sërish do ta bëjë të madhe”.

Me Bordin, i cili për herë të parë do të takohet në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shkurtit, do të kryesojë Stiven Shvarcman, drejtor i përgjithshëm dhe bashkthemelues i korporatës Blekstoun, e cila menaxhon me aktiva me vlerë 361 miliardë dollarë.

Në përbërje të Bordit janë edhe liderët e dy korparatave, të cilët janë anëtarë edhe në Këshillin për eksport të presidentit Barak Obama, drejtori i përgjithshëm i Diznit, Robert Ajger dhe drejtoresha e IBM-së, Virxhinia M. Rometi.

Tramp mes anëtarëve të këtij trupi këshilldhënës e emëroi edhe Xhejmi Dajmon, drejtor i korporatës XhiPi, Morgan Çejs, të cilin disa e kanë përmendur si kandidat të mundshëm për ministër të Financave.

Mes anëtarëve janë edhe Leri Fink, i cili gjendet në krye të kompanisë BlekRok, drejtoresha e pëgjithshme e Xheneral Motors, Meri Bara, njeriu i parë i Uollmart-it, Dag Mekmillon dhe ish guvernatori i rezervave federale, Kevin Uorsh.

“Forumi është përbërë nga drejtorë dhe biznesmenë, të cilët dinë si të hapin vende të reja të punës dhe ta nxisin rritjen ekonomike”, deklaroi Tramp, duke shtuar se administrata e tij është e përkushtuar në shfrytëzimin e profesionalizmit të sektorit privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button