Vjedhje spektakolare në Rusi, grabiten 31 mln dollarë nga Banka Qendrore

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në Bankën Qëndrore të Rusisë.

Piratët e kompjuterave kanë vjedhur mbi 31 milionë dollarë, një ditë pasi agjencia kryesore për mbrojtjen e këtij vendi ka paralajmëruar për sulme të mëdha kibernetike me qëllim destabilizimin e sistemit bankar të Rusisë.

Njoftimi i Bankës i bërë me 2 dhjetor, është shembulli i fundit i rritjes së numrit të sulmeve kibernetike që kanë si qëllim institucionet financiare në tërë botën, raporton REL.

Zyrtari i Bankës Qëndrore ruse, Artiom Siçiov, ka folur për humbjet gjatë një konference në Moskë, duke sqaruar se ata që ndërhynë ilegalisht kanë tentuar të vjedhin rreth 5 miliardë rubla ruse, apo 78 milionë dollarë, por nuk ia kanë dalë të marrin këtë shumë.

Drejtori i kësaj të fundit, Anton Onopriçuk, ka thënë se agjencia e inteligjencës nuk i ka kontaktuar. Ai gjithashtu ka sqaruar se ata po presin me shumë informacione që kompania të nis hetimet e brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button