Noizy, katër këngë për tre ditë

Pas publikimit të versionit audio të këngës “Lolipopa” në bashkëpunim me këngëtaren Orinda Huta, reperi Noizy ka publikuar edhe tre këngë të tjera.

“Ke nigju për mu” është produksioni muzikor, të cilin Noizy e ka realizuar me video këngë ndërsa kënga tjetër e cila vjen në titullin “1 Shans” ka ardhur në versionin audio.

Ndërkohë kënga tjetër titullohet “Sa shumë të du” edhe kjo e sjellë vetëm në versionin audio. Në këtë mënyrë reperi ka sjellë për fansat e tij katër projekte muzikore brenda një harku kohor mjaft të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Back to top button