Shqipëri, opozita në marshim-protestë

Në orën 14:00 Partia Demokratike do të zhvillojë edhe protestën e saj të paralajmëruar.

Protesta do të fillojë në sheshin Skënderbej, aty ku dikur ka qenë edhe busti i ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, për të vijuar më pas drejt bulevardit dhe për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave.

Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se detajet e ceremonisë janë përcaktuar vetëm dje pasdite, ku është lënë që fjalën para Këshillit të Ministrave ta mbajë vetëm kryetari i saj, Lulzim Basha. Ish-kryeministri Beriha, edhe pse do të jetë i pranishëm, nuk do të ngjitet në podium.

Fillimisht hartuesit e planit të protestës kishin menduar që të diskutonte edhe ish-kreu i PD-së. Ndërsa organizimi do të jetë, ashtu sikurse në protestat e tjera.

Deputetët janë shpërndarë nëpër zonat e tyre për të organizuar në bashkëpunim dhe me krerët e PD-së nëpër rrethe, transportin e protestuesve me autobusë.

Lajme të ngjashme

Back to top button