Hillary Clinton i bën një surprizë Katy Perry-t

Ish-kandidatja për presidente të SHBA-së i ka dorëzuar një çmim, mbretëreshës së mbrëmjes, këngëtares Katy Perry-t, për angazhimin e saj në favor të organizimit në kuadër të mbrëmjes së Unicef Snowflake Ball , transmeton bodro.al

Katy Perry, ambasadore e organizmit, ishte mbretëresha e festës. Por Hillary Cinton i ka rrëmbyer publikut duartrokitjen më të gjatë. Gjatë mbrëmjes së Unicef Snowflake Ball ish kandidatja për presidente i ka dorëzuar popstar-it çmimin Humanitarian Award “Audrey Hepburn”, për bujarinë e treguar ndaj misioneve të Unicef. Dalja publike e Hillary Clinton gjatë manifestimit ishte një surprizë e vërtetë. Me këtë “vizitë” ajo shënon daljen e dytë publike pas përfundimit të maratonës elektorale. Kur Hillary u shfaq në skenë, Katy Perry dukej e habitur dhe e prekur.

kat3

Nga publiku, statuset e shumta live në Twitter lanë të kuptohej se pjesëmarrja e saj nuk përfshihej në program. Duke qenë se Parry ishte një nga mbështetëset e saj më të mëdha gjatë fushatës elektorale, Hillary ka dashur ta falenderojë publikisht. Midis të ftuarëve ishte edhe Orlando Bloom. Një mënyrë kjo për të përgënjeshtruar krizën midis tij dhe Perry-t?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button