USHT: Nënshkruhet marrëveshje për promovimin e dialogut ndëretnik

Universiteti Shtetëror i Tetovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunim për implementimin e Projektit “Përforcimi i punës rinore ndëretnike në kurikulumin e Fakulteteve  për arsimtarët e ardhshëm”. 

Ky është projekt i përbashkët ndërmjet organizatës gjermane “Kurve Wustroë” dhe Qendrës për bashkëpunim Ballkanik “LOJA”-Tetovë, e që mbështetet  nga ana e ambasadës gjermane. 

Me këtë rast Rektori i USHT-së Vullnet Ameti theksoi se ky bashkëpunim do të ndikoj në forcimin e sistemit arsimor  në vend. “Kjo marrëveshje ka për qëllim implementimin e moduleve universitare për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, si dhe të forcojë sistemin arsimor dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve arsimore në Maqedoni.

“Një rëndësi të posaçme, ky projekt i kushton edhe  mbështetjes së proceseve demokratike në shoqërinë civile dhe synon një bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim mes grupeve etnike në shoqërinë tonë”, tha Ameti.

 Ambasadorja e Gjermanisë Gudurun Steinacker theksoi se me trajnimin e profesorëve në këtë projekt do të jetë më e lehtë që në të ardhmen të zgjidhen konfliktet  e paraqitura mes shoqërive të ndryshme etnike.

 “Projekti ka për qëllim trajnimin e profesorëve të ardhshëm në fushën interkulturore me zgjidhjen e konflikteve që paraqiten në mes të grupeve etnike në shoqërinë tonë”, tha ambasadorja. 

Ky projekt tani më zbatohen në UEJL dhe në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup dhe planifikohet në të ardhmen me Universitetin e Manastirit dhe Shtipit” tha Steinacker. Njëherit projekti në fjalë është pjesë e shërbimit civil gjerman për paqe (CPS), program i krijuar prej qeverisë gjermane dedikuar përkrahjes së procesit të pajtimit në rajonet postkonfliktuoze.

Lajme të ngjashme

Back to top button