Nxënësit e Gostivarit kërkojnë që rasti i helmimit të mos shfrytëzohet nga partitë politike

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale “Gostivar”, sot kanë reaguar pas rezultatit të publikuar dje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Klinika e Toksikologjisë në Shkup për analizat rreth rastit të helmimit të nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle. 

Ata kërkuan nga të gjitha institucionet kompetente që ta zbardhin rastin dhe kërkojnë nga të gjithë partitë politike të mos e shfrytëzojnë rastin për përfitime politike.  

Mësimdhënësja Jasmina Asani thotë:  “Ne stafi i të punësuarve pranë SH.M.E.K “Gostivar”, reagojmë ashpër ndaj deklaratës së dhënë nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe të organeve tjera kompetente, të cilët dhanë deklarata jo te plota ne lidhje me rastin makabër te helmimit te nxënësve dhe të punësuarve të kësaj shkolle, që deklaruan se ajo nuk ishte helmim, por vetëm aktrim. 

“Prandaj, ne dëshmojmë bindshëm se rastin ne fjalë ku dhjetëra nxënës, profesor dhe te punësuar te shtrirë ne spitalin e Gostivarit dhe Shkupit u ballafaquan me simptoma të njëjta si : kollitje, lotim i syve, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje.Reagojmë edhe njëherë që rasti në fjalë te shqyrtohet mirë dhe të zbardhet deri ne fund, veçanërisht nga “ata te cilët dhanë betimin e hipokratit. Lusim mediumet dhe partitë politike të mos manipulojnë me rastin për të përfituar poena politike. Një nga ata parti d.m.th ishte edhe partia e RDK-së e cila nuk u solidarizua me nxënësit dhe me të punësuarit e Shkollës së Mesme Ekonomike, por u bashkëngjitet manipulimeve të këtyre mediave, gjoja se helmimi ishte një simulim”, thuhet në komunikatën e nxënësve.  

Ende nuk mund ta marrim veten , kemi probleme  të ndryshme psikike dhe fiziologjike .
Përse na helmuat kur ne jemi ardhmëria e këtij vendi?

“A thua ne si të rinj kemi faj për konfliktet që ndodhin në shtetin tonë? Disa na mbrojnë e disa na fajësojnë, por ne si nxënës nuk kemi aspak faj siç e përcaktojnë disa media lokale se kjo ka ndodhur për shkak të festës së Shën Valentinit”,thuhet në komunikatën e nxënësve . 

“Përse thuan se kjo që ndodhi nuk ka qenë helmim? Nuk mund të gënjejnë dhjetëra nxënës dhe arsimtar të cilët ishin dëshmitar dhe kishin pasoja nga helmimi. Sa zemra të nënave janë thyer dhe sa lot janë derdhur kur panë fëmijët e tyre të shtrirë që luftonin për jetë dhe ende mohojnë dhe bindin gjithë shoqërinë se paska qenë aktrim”, thuhet në komunikatën e nxënësve. 

“Ne kemi shoqen tonë të shtrirë ende në spital dhe nuk dihet se çfarë po ndodh me të. Ne si nxënës kërkojmë nga institucionet përkatëse në kohë sa më të shpejtë të zbardhet rasti dhe në mënyrë sa më profesionale të jepen deklarata rreth ndodhisë”, thuhet në komunikatën e nxënësve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button