Këshilltarët shqiptarë kërkojnë gjuhën shqipe në nivel të Shkupit

Nëse kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, mbetet me qëndrimin se gjuha shqipe nuk është zyrtare në nivel të Shkupit, Bashkimi Demokratik për Integrim, do të kërkon nga kryetarët e komunave të cilat qeverisen nga ky subjekt politik, të largojnë tabelat me mbishkrimet në maqedonisht. Kështu tha, Këshilltari i BDI-së Qemal Musliu, pasi Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk pranoi të debatojë për përdorimin e gjuhës shqipe.

‘Parashtrohet pyetja çka po ndodh me administratën dhe kryetarin tonë, që në vend se të shkohet përpara dhe këto punë ti shikojmëe ti realizojmë bashkë, ai e shkel ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe tabelat po i vendos vetëm në një gjuhë, edhe atë në gjuhën maqedone serbe. Nëse vahzdohet me thyrejen e ligjit që mund të ketë reperkursione tjera. Unë prej këtu ju porosis se nëse tabelat e vendosura vetëm në maqedonisht nuk tërhiqen, atëherë mund të ndodh që kryetarët e Komunave nga rradhët e BDI prej Likove deri në Dibër, mund të marrin hapa të tillë të heqin tabelat dy gjuhësore dhe në vend të tyre të vendosen tabela vetëm në gjuhën shqipe’ tha Musliu.

Nga ana tjetër me fishkellima, PDSH-ja ka ndërprerë seancën e Qytetit, si shenjë bojkoti ndaj heshtjes së kryetarit dhe administratës së Qytetit të Shkupit, siç tha këshilltari Idriz Orana.

‘Ne si PDSH ka katër muaj ose më shumë që kërkojmë përgjigje të mësojmë se sa është përfaqësimi shqiptarë nëpër ndërmarrje publike dhe shumë pyetje tjera nuk morëm përgjigje. Ne ishim të habitur me deklaratën e Koce Trajanovskit, ndërsa me vite të tera dokumentojmë se gjuha shqipe nuk respektohet nga organet kompetente’ tha Orana.


Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, nuk deshi të prononcohet. Ndërsa ditë më parë ai ka thënë se gjuha shqipe si zyrtare mund të përdoret vetëm në Komunën Çair, Shuto Orizarë dhe Saraj./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button