Shkupi, 11 aksidente për 24 orë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është bërë ekspertizë në gjithsej 11 aksidente komunikacioni.

Prej tyre pesë aksidente komunikacioni janë me pasojë dëme  materiale, pesë me pasojë lëndime të lehta. Ka ndodhur edhe një aksident, ku dy persona janë lënduar rëndë.
Sipas evidentimit të policisë së trafikut, kanë ndodhur edhe dy aksidente me dëme të vogla materiale në të cilat është mbushur Raport evropian.

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme zbuloi dhe sanksioni pesë shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin alkoolit dhe të njëjtët janë shkyçur nga komunikacioni, gjashtë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar semaforët dhe tetë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtisë së lëvizjes.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” janë larguar 54 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Në suaza të aksioneve edukative për komunikacion sot sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacion rrugor do të realizojë punëtori edukative në SHF “Zhivko Brajkovski” e cila gjendet në territorin e komunës Butel me nxënësit e klasës së dytë dhe klasës së katërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button