Albafone shtrin rrjetin edhe në qytetin e Strugës

Qyteti i Strugës mban një nga rekordet përsa u përket përdoruesve të Albafone. Por që nga dita e sotme të gjithë albafolësit do të mund të drejtohen te saloni i Albafone Strugë. 

Për të shënuar fillim të mbarë të punës, u ndanë 500 numra falas dhe kishte një interes të madh të njerëzve të interesuar. Dyqani gjendet në qendër të qytetit, në afërsi të Bankës Ekonomike.

Hapjen zyrtare e bënë bashkë kryetari i komunës së Strugës, z. Ziadin Sela bashkë me drejtorin ekzekutiv, z. Ardian R. Hoxha.

“Hapja e dyqanit në Strugë ka rëndësi të madhe për ne –shprehet drejtori ekzekutiv Ardian R. Hoxha, duam të rritemi bashkë ne si kompani dhe të kontriboujmë në ekonominë e Strugës në të njejtën kohë.” 

“Ndjehem shumë mirë sot këtu mes motrave dhe vëllezërve që flasin shqip, muzikës shqipe dhe përgëzoj Albafonin për këtë lëvizje e cila është shumë më shumë se biznes”- përgëzoi kryetari Sela. 

Produktet dhe shërbimet e tjera vijojnë dhe do të jenë shumë konkurrente si ofertat për komunikim ashtu edhe për telefona dhe pajisje tjera të komunikimit. Po pregaditen edhe ofertat e para për kompanitë shqiptare.

Albafone shumë shpejt do të hap dyqanet e veta në të gjitha qytetet shqiptare, jo më larg se data 24 shkurt hapet dyqeni në Dibër, dhe pas asaj edhe Kumanovë, Gostivar, Ohër, Kërçovë, Prespë dhe Manastir. 

Lajme të ngjashme

Back to top button