Person i panjohur plaçkit një market në Tetovë përdor acid për sulm

Rreth orës 5 të mëngjesit në rrugën Strasho Pinxhur në Tetovë nga një person i panjohur është plaçkitur një market i vogël.

Ngjarja ka tronditur banorët e Tetovës pasi që hajduti kësaj radhe kishte përdorur acid klorhidrik duke ja hedhur në kokë shitësit. Ai menjëherë është dërguar në Klinikën e Tetovës.

Marketi ishte pronë e 43 vjeçarit nga Tetova S.A.

Policia është në kërkim të keqbërësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button