BFI: Efendi Rexhepi ka shprehur qëndrim personal për rastin e Ristevskit

Zëdhënësi i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Abaz Islami, bën të ditur se deklarata e kryetarit Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi në rrjetin social Facebook në lidhje me kryetarin i Komunës së Prilepit Marjan Ristevski, ka qenë personale dhe jo institucionale.

“Po, atë ka deklaruar kryetari i BFI-së në rrjetin social, mirëpo ajo është deklaratë e tij personale dhe jo institucionale”, tha Islami.

Ai shtoi se në këtë rast më mirë do të ishte që mediat të fokusohen në çështjen e mos rindërtimit të xhamisë sesa në një postim në rrjetin social.

Lajme të ngjashme

Back to top button