Kekenovski: Sulejman Rexhepi duhet të dënohet seriozisht

Profesori Jove Kekenovski në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave në po të njëjtin rrjet të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi lidhur me viktimat e qytetit të Prilepit që nga viti 2001 kur edhe u rrënua xhami në Çarshinë e Prilepit, e deri më tani.

„Nëse bëhet fjalë për profilin e kryetarit të BFI-së ef. Rexhepi atëherë kjo deklaratë është për tu dënuar dhe për autorin e tekstit duhet të shqiptohet sanksionim serioz. Fshehja prapa të plotfuqishmit Allahut, vdekja e një personi ne aksident trafiku dhe dëshira që i njëjti fat ta gjejë edhe një person tjetër, tregon fytyrën e tij të vërtetë. Kjo mënyrë e shprehjes shkakton publikisht tensione ndëretnike dhe ndërfetare” reagon Kekenovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button