Crvenkovski kandidati i LSDM-së për president?

Gjashtë emra dominojnë në listën e kandidatëve të propozuar tëLSDM-së, për zgjedhjet presidenciale, të cilët njësitë komunale të kësaj partie i kanë dorëzua rnë qendrën e partisë.

Thuajse në të gjitha propozim-listat me më shumë nominime qëndron ish lideri i LSDM-së, Branko Cervenkovski, transmeton denesen.mk.

I dyti me më shumë nominime është bashkëpunëtori i tij i afërt, Stevo Pendarovski. Në listat me propozim për kandidatë presidencial janë edhe Radmila Shekerinska, Ilinka Mitreva, Petar Goshev dhe Denko Maleski. 

Burime partiake pranë LSDM-së thonë se nominimi masovik në të gjithë organizatat komunale për Cërvenkovskin i shkakton problem serioze udhëheqjes aktuale të partisë. 

Në numër më të madh të arsyetimeve të organizimeve komunale për nominimin e Cërvenkovskit ka qenë se ai është i vetmi që do kishte mundur seriozisht të kthejë goditjen kundër kandidatit të partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button