DPHM: Dimër i butë me temperatura më të larta dhe më shumë reshje se mesatarja

Dimër i butë me gjasa të mëdha për temperatura më të larta dhe më shumë reshje se mesatarja na pret këtë vit, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Parashikimet për gjasat klimatike për dimrin 2016/2017 bazohen në modelet dinamike, modelet statistike dhe telekonektimet  e karakteristikave klimatike të përmasave më të mëdha. Analizat momentale të faktorëve lëvizës të shndërruar përmes numrit të madh të modeleve globale kompjuterike për parashikim e tregojnë skenarin e mundshëm klimatik për këtë dimër, përkatësisht dimër të butë me gjasa më të mëdha për lëshime pozitive të temperaturës dhe reshjeve.

Regjimi i temperaturës për këtë tremujor pritet të ketë lëshim pozitiv nga mesatarja shumëvjeçare 1981-2010, por megjithatë më e vogël në krahasim me dimrin e kaluar. Regjimi i ndryshueshëm i reshjeve çdoherë ka pasiguri më të mëdha për parashikim, ndërkaq për këtë dimër pritet rritje e butë e sasive. për këtë periudhë ekziston gjasë më e madhe për dukuri të çarjeve afatshkurta të ajrit të ftohtë mkontinental, si dhe gjasë e vogël për dukuri të reshjeve intensive dhe afatshkurtë.

DPHM përmend se parashikimi tremujor sezonal nuk mund të sigurojë informata të hollësishme për fatkeqësi natyrore afatshkurta kohore si stuhitë e dimrit, periudha të ftohta ekstreme, të lagështa ekstreme dhe të ngjashme. për informata më të hollësishme dhe me kohë nevojitet ndjekje e rregullt e parashikimeve më të hollësishme afatshlurtë, të cilat rregullisht dhe jashtëzakonisht i editon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button