Komisioni Ad hok për media shtroi dy procedura kundërvajtëse

Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial në seancën e sotme me tre vota “për” solli vendime për ngritjen e procedurave kundërvajtëse kundër televizioneve “Nova” dhe “Alfa”, për shkeljet e nenit 75 paragrafit 1 dhe të Kodit Zgjedhor.

Me tri votat e njëjta “kundër” Komisioni i hodhi poshtë edhe propozimet për ngritjen e procedurave kundërvajtëse kundër televizioneve “Telma” dhe “24 Vesti”, për nenin e njëjtë të ligjit me të cilin kërkohet raportim i drejtë i balancuar dhe korrekt gjatë periudhës parazgjedhore.

Gjatë ditës së djeshme, Komisioni solli vendim për ngritjen e procedurës kundërvajtëse edhe kundër televizionit “Sitell”, ndërsa u hodh poshtë edhe kërkesa për procedurë kundër televizionit “Alsat”, të dyja sipas nenit 75 paragrafit 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button