Aktpadi kundër një personi për “mashtrim”

Prokuroria Themelore Publike e Velesit zbatoi hetim dhe Gjykatës Themelore – Veles i dorëzoi aktpadi kundër D.N.K. e punësuar si zëdhënëse në kabinetin e zëvendësministrit të Kulturës për veprën penale “mashtrim” të nenit 247 të Kodit penal, kumtoi sot PPRM.

E akuzuara ngarkohet se, me qëllimin që për vete të sigurojë dobi pronësore joligjore, në periudhën prej 07.08.2016 deri 03.09.2016 disa herë i ka mashtruar të dëmtuarit (babë e bijë) duke premtuar se mund ta punësojë djalin e tyre, gjegjësisht vëllain në MPB në konkursin për pranimin e policëve, i cili ka qenë në vijim.

Më pas ajo u është referuar marrëdhënieve të afërta me njerëz me ndikim të pushtetit aktual dhe MPB-së me çka i ka shtyrë të dëmtuarit të paguajnë shumë të përgjithshme në të holla prej 183.500 denarë edhe atë me etapa, siç kanë vijuar aktivitetet rreth konkursit për punësim.

Tre ditë pas pagesës, të dëmtuarit kanë marrë njoftim nga e akuzuara përmes telefonit se djali gjegjësisht vëllai i tyre nuk është pranuar në konkursin për trajnimin e policëve.

Gjatë hetimit, siç kumtoi Prokuroria, janë hetuar personat e dëmtuar dhe dëshmitarët, ndërsa janë grumbulluar më shumë dëshmi materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button