Padi penale për nxënësit e helmuar?

Hallet e nxënësve të helmuar të Gostivarit si duket nuk kanë përfunduar me shërimin e tyre dhe daljen nga spitali. Media maqedonase të afërta me qeverinë e VMRO-së dhe BDI-së, duke u bazuar në vlerësime të ekspertëve juridikë, paralajmërojnë mundësi për padi penale ndaj nxënësve.

Sipas tyre, bazë për padi ndaj nxënësve të Gostivarit që u ankuan për helmime, paraqesin rezultatet e mjekësisë ligjore, të cilat konstatuan se në gjakun e nxënësve nuk është gjetur prezencë e substancave kimike, raporton gazeta “Lajm”.

“Kurdisja se gjoja ka ndodhur ndonjë vepër penale i nënshtrohet përgjegjësisë ligjore, nëse një gjë e tillë dëshmohet deri në fund të procedurës. Organet e përndjekjes kanë të drejtë diskrecioni për të vendosur se si do të veprojnë në të ardhmen. Nëse ka pasur kurdisje, kjo me siguri ka kontekst politik. Mirëpo shikuar në aspektin juridik, paraqitja e rrejshme paraqet vepër penale”, ka deklaruar eksperti juridik Nikolla Tupançievski, duke komentuar rastin e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button