Destani e Shaqiri tymosin puro në Ibiza

Nuk është vetëm dashuria për futbollin që po e lidh me dy futbollistët e mirënjohur shqiptar.

Aktori Blerim Destani në të shumtën e herëve vizitat e ndryshme turistike po i bënë bashkë me futbollistët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Dhe në një të fundit të bërë në Ibiza aktori është parë në shoqëri të Shaqirit, ndërsa futbollisti me plot kujdes po i ndezte puron, cigaren e preferuar të aktorit. Aktori, është parë shumë shpesh duke bërë tifo për futbollistin edhe gjatë kohës kur ai luante në fushën e gjelbër.

E miqësia e tyre sa vjen e rritet. Ndryshe, aktori po vazhdon angazhimin e tij artistik, ndërsa projektet filmike thuhet se aktualisht i ka të shumta.

Lajme të ngjashme

Back to top button