Aurela Gaçe-Lubonjës: S’ta ka fajin Vaçe Zela që vuajte në komunizëm, ke ikur nga mendtë

Dhembjen për humbjen e saj e kanë shprehur secili prej artistëve shqiptar. Por, jo aq e dashur sa për artistët, Vaçe Zela ishte edhe për Fatos Lubonjën, një shkrim i fundit i të cilit ka nxitur fort reagimin e këngëtares Aurela Gaçe…

Kishte hedhur poshtë fuqinë e saj artistike, ndërsa e kishte krahasuar me emra të njohur të muzikës botërore gjatë kohës kur ajo këndoi. Fatos Lubonja, përmes një artikulli të botuar në mediat shqiptare mes tjerash kishte shkruar “njëherë e një kohë e kam dashur edhe unë Vaçen, por më duhet të them se kjo i përket periudhës së jetës kur njeriu ende beson te më të rriturit…”, ndërsa artisten e madhe shqiptare e ka ‘nënvlerësuar’ ndërsa e ka renditur larg prej emrave të njohur të muzikës botërore, kur Zela këndoi. E kjo ishte mjaft për të nxitur reagimin e njërës prej emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Aurela Gaçe përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shprehur mllefin e saj karshi shkrimit të Lubonjës, ndërsa mes tjerash ajo ka shkruar. “Mbasi të keni lexuar artikullin e Fatos Lubonjës ‘Letër nga ferri (në mediat e shkruara) do të kuptoni pse vjen ky reagim kaq i fortë e i ndjerë”, kështu kishte sqaruar fillimisht reagimin e saj këngëtarja, ndërsa ka vazhduar. “Fort i nderuari, më i zgjuari i kohërave, më i lexuari, mençuria vetë, njeriu modern, opinionisti me vlera njerëzore, ti që na ndritë televizorin sa herë del e flet, ti që jep opinione mbi histori e politikë, e së fundmi na ndrite me dijet e tua edhe mbi artin, ti dora vetë, Fatos Lubonja. Kushedi sa mirë u ndjeve me gjithë këto lëvdata ëëëë?

Se ke nevojë edhe ti, ke nevojë të ndjesh se njerëzit e dinë që ti je këtu, ti jeton…. dhe gjithmonë të shoh në kundërshtim me çdo gjë që të rrethon… me historinë, me figura historike, jep mendime e opinione se sa pa vlera kanë qenë ata, e je në opozitë me politikën e me gjithçka…”
“Madje edhe kur të kam dëgjuar se ti nuk je kaq i vogël sa të kesh nacionalitet sepse e quan veten qytetar të botës, edhe në këtë rast kam thënë kushedi si e ka hallin. Tani që lexova kryeveprën tënde, analizën që i bëje karrierës së Vaçe Zelës, tani mendoj se ti nuk ke më një hall. Tani mendoj se ti je shumë rëndë… ose përndryshe në gjuhën e këtij populli, ti paskërke ikur nga mendtë. Ekziston ajo shprehja “budallait hapi rrugë”, por ti nuk dukesh dhe nuk je i tillë”.

‘Ke vrarë me fjalë aq të rënda dikë që as nuk jeton më’

Ndërsa e ka quajtur veten një ‘fshatare’ dhe jo aq të ditur sa autori i shkrimit, Gaçe me vendosmëri ka theksuar “…kam lexuar pak edhe unë mbi natyrën njerëzore, kam parë edhe shumë emisione që na tregojnë se si funksionon truri i vrasësve, i atyre që përdhunojnë fëmijët dhe kemi mësuar që ata nuk kanë ndërgjegje, truri i tyre nuk funksionon si ai i njerëzve normalë. Atyre nuk u vjen keq për viktimat e tyre. E ti, megjithëse nuk ke kryer krim me armë, ti ke vrarë me fjalë aq të rënda dikë që as nuk jeton më…ke vrarë një njeri që akoma nuk ka mbushur të 40-at. Ti nuk ke bërë krim në gjaknxehtësi e sipër. Përkundrazi. Ti more kohën ta shkruaje e me vetëdije të plotë e botove… e bëre njësoj si ata që vrasin e pastaj bëjnë edhe dashuri me trupin pa jetë të viktimave. Nga çfarë kuptoj, ti më dukesh njeri shumë i vetmuar, jo i lumtur, njeri që s’ndjen gëzim për asgjë”.

E ndërsa i ka treguar se atdhedashurisë i këndojnë edhe amerikanët, Gaçe ka theksuar edhe arsyet pse ata kanë dalluar nga tanët atëherë kur Vaçja këndoi. “Përndryshe, andej nga vij unë, ti quhesh MODHERN. Sot, atdhedashurisë i këndojnë edhe amerikanët, edhe francezët. Po ti e edukon keq brezin e ri, u thua të mos e duan atdheun se ai nuk është i mirë. Të duash vendin tënd do të thotë të duash shtëpinë tënde. Edhe ata që ti i quan “perëndimorë” kanë shumë këngë që ja kushtojnë atdhedashurisë. Ti në fakt për të treguar se kupton muzikë, po na përmend ‘Beatle’s etj., etj. Por ti harron se ata artistë kishin fatin që lindën në shtete si Anglia e Amerika, e Vaçja e gjithë ai brez artistësh që ti i fshive fare, lindën në kohën kur komunizmi paralizoi e mbylli një vend të vogël që quhet Shqipëri”.

“Fjala vret me rëndë se plumbi. E ti përdor çdo mënyrë për të vrarë me fjalët e tua të shkruara me helm e me finesë, se helbete je i lexuar shumë zotrote. Nëse besojmë se ka një Zot, po ashtu e pranojmë se edhe djalli ekziston, dhe ashtu si Zoti përdor njerëz për të treguar ekzistencën e Tij, po ashtu këmba-këmbës e imiton edhe djalli, e na dërgon mes nesh vepra si puna jote”, ka shkruar për fund Gaçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button