Venizelos sonte arrin në Shkup

Zëvendëskryeministri, njëherë edhe shef i diplomacisë Greke Evangelos Venizelos i shoqëruar nga një delegacion i madh grek që numëron rreth dhjetëra bashkëpunëtorë, në orët e mbrëmjes pritet të arrijë në Shkup, mëson Plusinfo nga ministria e punëve të jashtme të Greqisë.

Venizelos do të kaloj natën në Shkup ndërsa të nesërmen e pret një agjendë e ngjeshur me krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë kanë deklaruar se Venizelos nesër do të takohet me ministrin Nikolla Popovski, me ministrin e eurointegrimeve Fatmir Besimi, me shefin e shtetit Gjorgje Ivanov, liderin Ali Ahmeti, me liderin e opozitës Zoran Zaev dhe në fund me kryeministrin e vendit Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button