I dërguari special Stjuart Piç takoi krerët e vendit: Nga ndryshimet kushtetuese varet pozicionimi i shtetit në marrëdhëniet me BE-në

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç dje dhe sot ka takuar krerët e vendit, me të cilët ka biseduar për vazhdimësinë e negociatave të RMV-së me BE-në, stabilitetin e rajonit dhe miqësinë mes dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

Në takimin e tij të sotëm me ministrin e jashtëm Bujar Osmani u shkëmbyen mendime për rrjedhën e negociatave me BE-në dhe proceset e brendshme në këtë kontekst, ku Lord Piç e përsëriti domosdoshmërinë e rrumbullakimit të ndryshimeve kushtetuese me qëllim për të trasuar me dinamikë të përshpejtuar rrugën integruese evropiane të vendit. Ministri Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike të këtij plani, duke nënvizuar më tej shkallën e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve aleate në kuadër të NATO-s.

Bujar Osmani – Stuart Peach
Mariçiq-Piç: Vazhdimësia e negociatave të RMV-së me BE-në është çelësi për stabilitetin e të gjithë rajonit

Gjatë takimit të djeshëm me zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, diskutuan për dinamikën e procesit të integrimit evropian, zhvillimin e ngjarjeve politike në Maqedoninë e Veriut dhe situatën në rajon.

Bashkëbiseduesit në takim konstatuan se vazhdimësia e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në është vendimtare edhe për stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Maqedonia e Veriut ka mundësinë të përparojë shpejt në procesin e negociatave me BE-në. Në këtë moment nga ndryshimet kushtetuese do të varet jo vetëm e ardhmja evropiane dhe pozicionimi i shtetit në marrëdhëniet me BE-në, por edhe paqja dhe siguria e të gjithë rajonit”, ishin pjesë e mesazheve të takimit të Mariçiqit me Piçin.

Stuart Peach - Bojan Mariçiq
Stuart Peach – Bojan Mariçiq
Kovaçevski – Piç: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë faktor stabiliteti në rajon

Piç zhvilloi takim edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku u theksua se angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor dhe promovimi i çështjeve të sigurisë rajonale janë rezultat i marrëdhënieve të ngushta miqësore të dy vendeve, anëtare aleate të NATO-s. Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen që Maqedonia e Veriut merr nga Mbretëria e Bashkuar në proceset integruese dhe reformuese.

Në takim u theksua mbështetja për proceset që janë pjesë e rrugës së integrimit evropian të vendit. Progresi në integrimin evropian u vu në dukje si kyç për inkurajimin e progresit pozitiv për çështje të tjera të hapura në rajon. Në atë kontekst theksohet nevoja për konstruktivitet të të gjitha subjekteve politike në vend në kurriz të bllokadave dhe destruktivitetit.

Pendarovski-Piç: Partneriteti dhe miqësia jon reflektohet përmes mbështetjes së vazhdueshme britanike për çështjet kyçe

Ndërkohë gjatë takimit të tij me presidentin Stevo Pendarovski u konfirmua partneriteti dhe miqësia e kahershme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila reflektohet përmes mbështetjes së vazhdueshme britanike për çështjet kyçe që nga pavarësia jonë e deri më sot, dhe marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen nga një dialog politik dinamik në nivel të lartë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin dhe veprimet e dy vendeve në kuadër të Aleancës NATO, situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë në kontekst të luftës në Ukrainë, si dhe për çështje dypalëshe nga interesi reciprok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button