Portali serb: Shkupi, qyteti kiç i praruar edhe në WC

“Shkupi, qyteti kiç i praruar edhe në WC”, kështu është titulluar teksti në portalin serb www.vesti-online.com kushtuar Maqedonisë dhe projektit Shkupi 2014.

“Qeveria e Maqedonisë pranverën e kaluar ka vendosur rekord më vendosjen për një natë të 40 përmendoreve. Në shesh ka aq shumë përmendore sa së shpejti s’do të ketë vend për kalimtarët. Ndërtohen ndërtesa të reja me stil baroku të përzier me shumë stile të tjera, ndërtesat e reja shndërrohen në fasada të reja kiç”, shkruan portal serb.

Punimet e reja dhe përmendoret portal i krahason me kryeqytetin e Turkmenistanit dhe me presidentin Nijazov i cili ka qenë i fiksuar me monumente dhe mermer.

Portali nuk ka lënë pa përmendur edhe shumën marramendëse të parave që harxhohen në ndërtimin e përmendoreve, ndërtesave dhe fasadave. 

Tekstin e plotë në gjuhën serbe lexoni në këtë link.

Lajme të ngjashme

Back to top button