Magnezi ndihmon në parandalimin e diabetit

Ushqimet e pasura me magnez, siç janë frutat arrore, drithërat dhe perimet gjethe-gjelbra, mund të jenë të dobishme në parandalimin e diabetit.

Sipas studimeve të realizuara kohë më parë, njerëzit të cilët përmes ushqimit konsumojnë më shumë magnez, janë më pak të ekspozuar ndaj mundësisë për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

Ky lloj diabeti shfaqen kur organizmi bëhet rezistent ndaj ndikimit të insulinës – hormonit që përpunon glukozën.

Një nga studimet kishte përcjellë mbi 85 mijë gra dhe mbi 42 mijë burra, të cilët vazhdimisht janë kontrolluar për dy deri në katër vite.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i magnezit është lidhur me një rastësi më të vogël për të zhvilluar diabetin. Shumica e personave e kanë konsumuar magnezin përmes ushqimeve, ndërsa rreth pesë për qind nga tabletat./mjeku/

Lajme të ngjashme

Back to top button