Refugjati kosovar që iu bashkua marinsave britanike

Një refugjat kosovar i cili ishte dëshmitar i arritjes së marinsave britanikë në vendin e tij, ka arritur ta realizoj ëndrrën e tij.

Të bëhet pjesë e trupave mbrojtëse të asaj marine. Kështu e nis shkrimin e saj Belfasttelegraph për Arben Islamin, kosovari i cili tani është pjesë e marinës britanike.

Arbeni ishte 14 vjeçar kur marinsat britanikë ndërhyn në Kosovë në vitin 1999 për t’i dhënë fund regjimit të Sllobodan Milloseviqit. Pasi e la Kosovën dhe shkoi në Mbretërinë e Bashkuar Arbeniiu bashkua uniformës së gjelbër rezervë të marinsave.

Islamit i është dhënë shtetësia britanike në korrik të 2012-ës. “Si fëmijë kur pashë marinsat në Kosovë e dija se doja të isha pjesë e tyre. Pastaj erdha në Britani” ka thënë ai. “Unë dëshiroja ti bashkohem këtyre marinsave për t’ua kthyer ndihmën që ata bënë për vendim tim” tha ai./express/

Lajme të ngjashme

Back to top button