Orët e prishura në Shkup, dy herë në ditë janë të sakta!

Shumë nga orët e qytetit të vendosura nëpër lokacione frekuentive nëpër Shkup, me vite të tëra akrepat e tyre vazhdojnë të mbeten të pa lëvizshme, apo të jenë jofunksionale.
Shumë nga qytetarët as nuk i hetojnë më e ku tu besojnë.

‘Ka shumë vite që orët janë të ndalura, nuk lëvizin. Është turp, nuk e di përse nuk intervenon askush’ tha Mustafë Imeri, nga Shkupi.

‘Mesa duket vendosja e orëve, të cilat nuk mbaj mend sa vite nuk funksionojnë ka qenë ndonjë projekt larje parash, si shumë të tjera, nuk habitemi, as që shikojmë në ta…’ tha Sabri S. asrsimtar.

Kompetentë për orët është Qyteti i Shkupit. Nga sektori për marrëdhënie me opinion na thanë se së shpejti do të intervenohet në atë drejtim dhe orët do të jenë funskionale.

‘Tenderi për mirëmbajtjen nga firma përkatëse është në fazë përfundimtare, së shpejti do të firmoset marrëveshje. Bëhet fjalë për 16 orë të vendosura nëpër Shkup’ thonë nga kabineti i Koce Trajanovskit.

Ndryshe orët nëpër kryeqytet janë vendosur qysh në vitin 2002-2003, dhe që atëheë më shumë kohë kanë qenë jofunksional sesa në funksion.

Shumë herë është intervenuar në to, por asnjëherë nuk janë mirëmbajtur me rregull. Akrepat e tyre jemi mësuar ti shohim të ndalur, dhe mos tu besojmë!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button