Pako me ndihma për familjet e rrezikuara sociale në Komunën e Sarajit

Shoqata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, në bashkëpunim me Komunën e Sarajit ka shpërnda rreth 350 pako me ndihma për fëmijët e familjeve të rrezikuar në aspektin socialë. Kryetari i kësaj Shoqate, Rufat Sherifi, u shpreh se kjo ndihmë është në kuadër të një projekti që siguron kjo shoqatë në gjithë territorin e   Maqedonisë ku janë paraparë që të shpërndahen rreth një mijë pako për familjet e rrezikuara sociale.

“Kemi të bëjmë me rreth 350 pako që shpërndahen për fëmijët e familjeve të rrezikuara sociale. Ky projekt do të vazhdoj në gjithë territorin e Maqedonisë. Është një aktivitet që ne e kemi ushtruar gjatë këtyre viteve për një kategori njerëzish që kanë nevojë për ndihmën tone”, u shpreh Rufat Sherifi, “Kalliri i Mirësisë”.

Këtë, nismë e mbështeti edhe kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati, i cili tha se, se ky bashkëpunim me “Kallirin e Mirësisë”, do të vazhdoj edhe më tej.

“Falënderojmë, Shoqatën “Kalliri i Mirësisë”, për këtë akt që të  ndihmojë shumë familje në nevojë. Ne, shpresojmë që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në sfera tjera. Komuna e Sarajit çdoherë, j ‘u ka dalë në ndihmë familjeve në nevojë, dhe për çdo vit ndanë mjete nga buxheti i saj”, u shpreh Bekim Murati, kryetar I Komunës së Sarajit.

Lajme të ngjashme

Back to top button