Ali Ahmeti takohet me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur Mat Stafanson, Ambasador i Suedisë në Maqedoni.

Ambasadori i Suedisë theksoi që vendi i tij është mik shumë i madh i Maqedonisë dhe shpreson që sa më shpejt ta sheh vendin tonë të integruar në strukturat EuroAtlantike.

Ambasadori shprehu interesim rreth proceseve integruese të vendit, zgjedhjeve presidenciale si dhe rreth paralajmërimeve për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare.

Kryetari Ahmeti foli kryesisht rreth nevojës për zgjidhje të çështjes së emrit si pengesë kryesore për integrimin në NATO dhe BE dhe theksoi urgjencën për angazhim të drejtpërdrejt të vendeve anëtare të BE si dhe SHBA në lehtësimin e arritjes së kompromisit me fqinjin tonë Greqinë.

Kryetari Ahmeti ritheksoi qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim zgjedhjen e një presidenti të pranueshëm për dy komunitet shumicë në këtë vend i cili do të përfaqësonte të gjithë qytetarët e vendit si dhe do të angazhoheshe drejtpërdrejt për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Kryetari Ahmeti theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim do ti mbetet besnik përcaktimit për arritjen e një zgjidhjeje konsenzuale për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në lidhje me zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare, Kryetari Ahmeti foli rreth angazhimeve të shumta të të gjitha strukturave të BDI dhe mobilizimin maksimal drejt shqyrtimit të situatës së krijuar dhe sjelljen e vendimit të duhur, por nënvizoi gatishmërinë e partisë që në çdo kohë të të hyjë në proces zgjedhor. Cili do që të jetë vendimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, ai vendim do të jetë në të mirën e vendit dhe të qytetarëve si dhe në përputhje me përpjekjet për integrim sa më të shpejtë EuroAtlantik të Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button